Sport

Inter i pamëshirshëm ndaj Stankovic, ekipi zikaltër mposht 3-0 Sampdoria-n dhe merr fitoren e katërt radhazi

Inter mund Sampdorian 3-0 në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A. Në 'Meazza', zikaltrit i dhanë një leksion rikthimit të Dejan Stankovic - tani trajner i Sampdoria-s - duke arritur fitoren e katër në kampionat.

29 Tetor 2022, 22:44 Nga DOSJA

Inter i pamëshirshëm ndaj Stankovic, ekipi zikaltër mposht 3-0

ITALI- Inter mund Sampdorian 3-0 në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A. Në 'Meazza', zikaltrit i dhanë një leksion rikthimit të Dejan Stankovic - tani trajner i Sampdoria-s - duke arritur fitoren e katër në kampionat.

Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të nga De Vrij në zhvillimin e një goditjeje këndi, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë, një gol fantastik i Barella-s do të vendoste në kasafortë takimit. Në pjesën e dytë pati kohë edhe për golin e Correa-s. Sulmuesi shënoi në minutën e 73'. Me këtë sukses, Inter shkon përkohësisht në vendin e 5-të në kuotën e 24 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

inter stankovic

Sondazh

Poll