Sport

Brighton turpëron Chelsea-n dhe hakmerret ndaj Potter! Nga 0-2 në 3-2, përmbysje e çmendur nga Tottenham

Manchester City mund Leicesterin falë një kryevepre të De Bruyne me një goditje dënimi dhe për një moment shkon në krye të Premier League, duke kaluar Arsenalin në -1

29 Tetor 2022, 18:32 Nga DOSJA

Brighton turpëron Chelsea-n dhe hakmerret ndaj Potter! Nga 0-2 në 3-2,

ANGLI- Manchester City mund Leicesterin falë një kryevepre të De Bruyne me një goditje dënimi dhe për një moment shkon në krye të Premier League, duke kaluar Arsenalin në -1 dhe pret nesër rezultatin në ndeshjen me Nottingham.

BRIGHTON 4-1 CHELSEA

Nuk mund të kishte një rikthim më të keq për Graham Potter në Amex Stadium, kundër Brighton ish-skuadrës së tij. 'Pulëbardhat', në fakt, mundën blutë 4-1. 0-0 zgjat vetëm 5 minuta,Trossard do të s hënonte pas një asistimi të Mitoma-s.
Pas 9' minutash vjen goli i dytë, por këtë herë do të ishte autogol, pasi Loftus-Cheek do të shënonte në portën e tij në zhvillimet e goditjes nga këndi. Në minutën e 42′, megjithatë, vjen autogoli i dytë dhe këtë herë protagonist është Chalobah.

Në fillim të pjesës së dytë, Potter ndryshon portierin duke futur Mendy, ndërsa në të 48' Havertz shkurton diferencën me atë gol të shënuar me kokë pas asistimit të Gallagher. Megjithatë, vendasit e mbyllin ndeshjen në minutën e 92-të me golin e Gross. Fitorja e parë për De Zerbi-n në pankinën e Brighton dhe humbja e parë për Chelsea në epokën e Potterit, e cila rrëshqet në vendin e pestë pas Newcastle.

BOURNEMOUTH-TOTTENHAM 2-3

Psherëtimë lehtësimi për Tottenham-in e Antonio Contes, i cili nga 0-2 fiton 3-2 ndaj Bournemouth. Heroi i 50 minutave të para është Kieffer Moore, i cili në minutën e 22-të përfiton nga asistimi i shkëlqyer i Tavernier-it, ndërsa më pas në minutën e 50-të gjen shtyllën e largët me një goditje me kokë në krosimin e Smith. Shtatë minuta më vonë, Sessegnon riktheu Spurs në lojë me një diagonale të majtë, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të me Davies. Pikërisht kur barazimi duket i pashmangshëm, në sekondat e fundit të lojës, Bentancur do të shënonte golin e fitores. Tottenham është në vendin e tretë me 26 pikë, megjithëse City (29) dhe Arsenal (28) kanë respektivisht një dhe dy ndeshje më pak se Spurs.

NEWCASTLE-ASTON VILLA 4-0

Newcastle e ekzagjeron me rezultatin dhe zë vendin e katërt duke mposhtur Aston Villa-n me një rezultat fenomenal 4-0 . Ndeshja zhbllokohet vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë me penalltinë e ëilson shkaktuar nga ëatkins. Autori i golit të parë gjithsesi, është edhe protagonist në golin e dytë në 56', ndërsa Joelinton do të shënonte tri minuta më pas.Por ka edhe kohë për pokerin e nënshkruar nga Almiron në pjesën e dytë: Magpies fluturojnë në -5 nga City dhe -4 nga Arsenal. Ditë për t'u harruar, megjithatë, për Aston Villa-n, në pritje të trajnerit Emery.

E.Ç (Dosja.al)

premier league chelsea

Sondazh

Poll