Sport

Futboll/ Shkodër, në djepin e kulturës ofendohet rëndë arbitrja! 'Krimi i saj?' Dha penallti kundër Vllaznisë

Vllaznia-Erzeni e mbyllën në paqe me shifrat 2-2, por në fund të ndeshjes pati kontestime.

29 Tetor 2022, 19:38 Nga DOSJA

Futboll/ Shkodër, në djepin e kulturës ofendohet rëndë

SHKODËR- Vllaznia-Erzeni e mbyllën në paqe me shifrat 2-2, por në fund të ndeshjes pati kontestime. Në këtë përballje, Emanuela Rusta ishte caktuar për të vendosur drejtësi, por një vendim i saj në minutat e fundit të ndeshjes, bëri që tifozët shkodranë të irritoheshin dhe të mos mungonin ofendimet.

Sa i përket ndeshjes, Aralica do të shënonte në minutën e 54' duke u dhënë avantazhin vendasve. Teksa Mala dyfishoi rezultatin për Vllazninë me golin e realizuar në minutën e 65’. Nga Erzeni rrugën drejt rrjetës e gjeti Patrick Nonato në minutën e 75’, ndërsa në minutën e 90+9’ Kahrimanovic i dhuroi barazimin miqve nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas ndeshjes, arbitrja u detyrua të qëndronte disa minuta në fushë bashkë me asistentët e saj, për shkak të acarimit të tepruar të tifozëve në tribunën qendrore, të cilët pretendonin se ajo kishte gabuar duke dhënë vendimin për penalltinë me të cilin u barazua ndeshja.

E.Ç (Dosja.al)

vllaznia erzeni

Sondazh

Poll