Sport

Shkelma në fushë dhe sherr në shkallët e stadiumit, Kastrioti fiton mes tensionit ndaj Bylisit

Kastrioti fiton ndaj Bylisit me shifrat 3-0 në javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje ku nuk mungoi tensioni në fushë, me dy skuadrat që zhvilluan një lojë të ashpër.

29 Tetor 2022, 16:02 Nga DOSJA

Shkelma në fushë dhe sherr në shkallët e stadiumit,

KAMËZ- Kastrioti fiton ndaj Bylisit me shifrat 3-0 në javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje ku nuk mungoi tensioni në fushë, me dy skuadrat që zhvilluan një lojë të ashpër. Në minutën e 43' të takimit, në tribunë tifozët përplasen me njëri-tjetrin duke prodhuar incidente.

Sa i përket ndeshjes, goli i parë u shënua nga Morbeck në minutën e 36', ndërsa në pjesën e dytë, Selmani do të dyfishonte rezultatin për krutanët në minutën e 56’. Sfida vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 81’, moment kur Morbeck shënoi golin e tretë dhe të fundit.

Pas kësaj jave Kastrioti ngjitet në vend të 5-të me 13 pikë, ndërsa Bylisi bie në vend të 8-të me 11 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

kastrioti bylis

Sondazh

Poll