Sport

Ronaldo “fundos” Juventusin, klubi bardhezi rrezikon supergjobën.Arsyeja? Fshehu rrogën e portugezit

Juventus rrezikon të gjobitet nga 20 deri në 60 milionë euro pasi dyshohet se ka rregulluar pagën e Cristiano Ronaldos me një marrëveshje të pazbuluar në vitin 2020.

29 Tetor 2022, 15:51 Nga DOSJA

Ronaldo “fundos” Juventusin, klubi bardhezi rrezikon

ITALI-Juventus rrezikon të gjobitet nga 20 deri në 60 milionë euro pasi dyshohet se ka rregulluar pagën e Cristiano Ronaldos me një marrëveshje të pazbuluar në vitin 2020. Këtë e raporton gazeta "La Repubblica". Hetuesit besojnë se Juventus falsifikoi raportet e tyre financiare për 2019, 2020 dhe 2021, gjithashtu duke fshehur pagesat për disa prej lojtarëve të tyre, përfshirë Ronaldon.

Bardhezinjtë njoftuan gjatë kulmit të pandemisë COVID se lojtarët do të jepnin deri në katër muaj paga, por ata dyshohet se paguanin tre muaj, duke nënshkruar marrëveshje private me ta, përfshirë Cristiano Ronaldon. La Stampa raportoi të hënën se Ronaldo ka refuzuar të sqarojë pozicionin e tij me prokurorin e Torinos.

Juventus ishte liruar nga akuzat nga Drejtësia Sportive në fillim të këtij viti dhe sqaroi në një deklaratë të martën se ‘uljet e pagave të rënë dakord me futbollistët në mars 2020 do të ishin negociuar pasi të rifillonin ndeshjet dhe të rihapnin stadiumet’.

E.Ç (Dosja.al)

juventus ronaldo

Sondazh

Poll