Politike

Konventa e PL-së/ I vetëm në garë për drejtimin e partisë, Meta: Nuk shpikim dot kandidatë

Meta tha se e sheh si tregues të besimit të anëtarëve në lidershipin e tij.

29 Tetor 2022, 11:12 Nga A.B
Konventa e PL-së/ I vetëm në garë për drejtimin e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për gazetarët para nisjes së konventës së PL-së. I pyetur në lidhje me faktin që ai ishte i vetmi kandidat për kreun e PL, Meta tha se e sheh si tregues të besimit të anëtarëve në lidershipin e tij.

'Angazhimi ynë është që ti mbajmë të rinjtë këtu. Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do të ketë zgjedhje për kryetarin e PL. Sot do të votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë.Nuk shpikim dot kandidatë dhe nuk bëjmë dot gara fiktive, është tregues i besimit të anëtarëve të PL dhe unë do ta justifikoj me mbështetje maksimale.'- u shpreh Meta.

ilir meta konventa e partise se lirise

Sondazh

Poll