Politike

Ftesa e Ramës: Për darkë, groshë dhe bukë misri me gjizë. Hajdeni tek Dashuria

Kryeministri ka zgjedhur për darkë gatimet tradicionale, fasule, bukë misri gjizë dhe lëng thane, të cilat duket se ia ka prezantuar e zonja e bujtinës.

28 Tetor 2022, 22:37 Nga k.m.
Ftesa e Ramës: Për darkë, groshë dhe bukë misri me
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dibrën për të kaluar natën, në një nga bujtinat e zonës. Për darkë, kryeministri ka zgjedhur për darkë gatimet tradicionale, fasule, bukë misri gjizë dhe lëng thane, të cilat duket se ia ka prezantuar e zonja e bujtinës.

“Kjo është dashuria. Është dashuri dhe quhet Dashuri. Këto janë groshët këtu tek bujtina fantastike e bërë nga Dashuria e bërë me mbështetjen plot dashuri të qeverisë. Për ata që thonë që nuk ka bujqësi në Dibër. Dhe lëng thane e përpunuar të Dibrës. Në Dibër bujqësia është në shpërthim. Hajdeni këtu tek kjo bujtina se është kryevepër. Për fjetjen do iu them më vonë,”- tha Rama.

VIDEOJA E RAMËS:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

edi rama edi rama ne diber

Sondazh

Poll