Politike

Akuzat e Berishës/ Rama: Në 2 vite e 9 muaj udhëtimet e mia kushtuan më pak se gjysma e shpifarakut

Rama i është përgjigjur sërish akuzave se ka kryer shpenzime të larta dhe nxjerr statistikat duke bërë krahasim me vitet kur në pushtet ishte Sali Berisha.

29 Tetor 2022, 09:23 Nga A.B
Akuzat e Berishës/ Rama: Në 2 vite e 9 muaj udhëtimet e mia
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e ngritura ndaj tij për udhëtimet jashtë vendit. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', Rama thotë se i vjen neveri për gënjeshtrat e përhapura nga opozita e cila po tallet me publikun. Kreu i Qeverisë ka ndarë sërish shifra nga shpenzimet e tij për udhëtimet jashtë vendit. Rama shton se këto shpenzime përgjatë dy viteve janë më pak se gjysma e shpenzimeve që ka kryer Sali Berisha, kur ishte kryeministër.

POSTIMI I RAMËS:

Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2012 226.893Lek të reja

2020 193.331Lek të reja

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!

Akuzat e Berishës/ Rama: Në 2 vite e 9 muaj udhëtimet e mia

Përgjigjia e Ramës vjen dy ditë pasi u bënë publike të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.

edi rama

Sondazh

Poll