Politike

“Mos çani detin me gomone”, Rama thirrje të rinjve: Investoni në fshat, i keni të gjitha mundësitë

Kreu i Qeverisë tha se të rinjtë kanë mundësi që të krijojnë të ardhme më të mirë në Shqipëri

29 Tetor 2022, 11:11 Nga A.B
“Mos çani detin me gomone”, Rama thirrje të rinjve:
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi, por të investojnë. Nga Dibra, kreu i Qeverisë tha se të rinjtë kanë mundësi që të krijojnë të ardhme më të mirë në Shqipëri, e madje mund të fitojnë 5-fishin e asaj që mund të marrin kur janë jashtë vendit. 

“Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin aty ku është zhvillimi është legjitime. Të gjitha vendet e kanë kaluar këtë histori. Ne jemi në fund të kësaj radhe sepse historia jonë është e tillë. Sot nuk është siç ishte deri dje. Sot mundësitë janë këtu. Ata që kanë një tokë në fshat është mundësi reale për të krijuar një pasuri për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5-fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin. Emigracioni është pjesë e historisë. Norvegjia ka pasur një zbrazje totale në fillimet e shekullit të shkuar, sepse aty ishte realisht uri”, tha kryeministri.

edi rama rama ne diber

Sondazh

Poll