Politike

Rama: Punimet në Rrugën e Arbrit do kishin mbaruar, por shkurt muhabeti, na kanë bërë magji

Rama tha se kompania po ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. 

29 Tetor 2022, 10:42 Nga A.B
Rama: Punimet në Rrugën e Arbrit do kishin mbaruar, por shkurt
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se rruga e Arbrit ka shfaqur probleme për shkaqe gjeologjike. Nga takimi me banorët në Dibër, Rama tha se kompania po ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. 

"26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë, kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është rruga e Arbrit tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. Ne sot jo vetëm rrugën e Arbrit që do ta kishim përfunduar në rast se nuk do të kishte dalë gjeologjia problematike në tunelin e Murrizit, ku vazhdon puna, por ecet një metër në ditë. Në tunelin e Llogarasë 25 metra në ditë. Na kanë marrë më sysh, shkurt muhabeti, s’kanë lënë magji pa na bërë. Por në fund tuneli do hapet. Ndërkohë që hapet tuneli ne do fillojmë lidhjen e Peshkopisë me Maqellarën, që mos dëgjoj llafe nga dibranët në bulevard. Ne do ta lidhim me Peshkopinë, kështu që nga kafja në qendër të Tironës do shkohet me rrugën e Arbrit. Me buxhetin e vitit të ardhëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinë me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë, po ecim me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin, kemi një problematik shpronësimesh që kërkon kohë dhe para, dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira se po na ha shumë mbrojtja e energjisë elektrike'- tha Rama.

edi rama rama ne diber

Sondazh

Poll