Politike

'Kurseni energji'/ Rama në Dibër: Secili prej jush të fikë dritat, jo si Kapllani që më tha i kemi lënë për ty

Rama mori shembullin e pronarit të bujtinës që qëndroi, duke thënë se ai u justifikua duke thënë se dritat janë ndezur vetëm për të.

29 Tetor 2022, 10:28 Nga A.B
'Kurseni energji'/ Rama në Dibër: Secili prej jush të
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët që të kursejnë energji elektrike. Nga Dibra, Rama u shpreh se secili prej qytetarëve duhet të fikë dritat e të kursejë. Ai mori shembullin e pronarit të bujtinës që qëndroi, duke thënë se ai u justifikua duke thënë se dritat janë ndezur vetëm për të.

'Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e madh të cmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me cdo kusht cmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht. 

Duhet patjetër që secili ti fiki ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha. Po të kishte cmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë'- u shpreh Rama.

edi rama rama ne diber

Sondazh

Poll