Politike

'Maskara pushteti', Salianji krahason charterin e Ramës me avionin e presidentes së KE

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Salianji krahasoi charterin luksoz që përdor Edi Rama me avionin e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila një ditë më parë ishte në Tiranë.

28 Tetor 2022, 22:24 Nga I.A
'Maskara pushteti', Salianji krahason charterin e Ramës me
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i PD, Ervin Salianji shpërtheu në akuza ndaj Edi Ramës, pas denoncimit të skandalit të udhëtimeve të kryeministrit me avion personal, kostoja e të cilave përllogaritet në 22 mln euro. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Salianji krahasoi charterin luksoz që përdor Edi Rama me avionin e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila një ditë më parë ishte në Tiranë. Duket qartë që avioni të cilin përdor Edi Rama, pjesë e flotës së Air Albania është më i madh se ai i presidentes së KE. 

"Shikoni pak presidenten e Komisionit Europian, një avion modest në pamje që lëviz Ursula von der Leyen, vizitë në të gjitha vendet e rajonit, ishte një avion i vogël. Shikoni kryeministrin e Shqipërisë me një avion të madh që duket sikur është president i një shteti të fuqishëm, thua është presidenti i SHBA. Pra, edhe tek charterat që përdoren, ky që përdor kryeministri është ndër më të mëdhenjtë. Paratë nëse janë 22 mln, apo 15 mln, vlera e tyre në treg nëse do të tarifoheshin për qytetarët, do të ishte kjo vlerë, rreth 22 mln dollarë. Neveri është kjo që bën Edi Rama dhe sillet si maskara pushteti nga të korruptuarit, autokratët më të ndyrë që i turret mediave, që i turret opozitës, gazetarëve dhe vendos në shërbim ca maskarenj të tjerë në portale të përdorura që nuk merren me lajmin por thonë që ka patur edhe në të kaluarën ka patur udhëtime. Kush po thotë që nuk ka patur? Edi Rama thotë nuk udhëtoj në klasin e parë prej problemeve shëndetësore, por udhëtoj si qytetar i zakonshëm. Tjetër gjë thotë në publik dhe shikoni si bën nga ana tjetër", u shpreh Salianji. 

ervin salianji

Sondazh

Poll