Politike

Gara për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi “sposton” Alimehmetin: Përballë Veliajt duhet një kandidaturë politike

Belind Këlliçi tha se personi që duhet të vihet përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duhet të jetë një figurë politike, pasi e tillë është edhe beteja.

28 Tetor 2022, 23:16 Nga k.m.
Gara për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili ka zyrtarizuar kandidaturën për të garuar në Primare për kreun e bashkisë Tiranë, ka lënë një mesazh për emrin tjetër të shumëpërfolur që pritet të përballet me të. Bëhet fjalë për mjekun Ilir Alimehmeti.

Në një lidhje "live" me emisionin "Log.", Këlliçi tha se personi që duhet të vihet përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duhet të jetë një figurë politike, pasi e tillë është edhe beteja.

“Një model si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, që në fakt tentoi të hynte si pjesë e shoqërisë civile dhe u fut në PS, ne duhet t’i përballemi politikisht. Kjo është një betejë politike. Gjykoj se kushdo që pretendon se përballja me Veliajn nuk është politike, nuk është i sinqertë,”- tha Këlliçi.

Ndërkohë që më herët, tha se nëse do të humbiste garën e Primareve, do t'i shtrëngonte dorën fituesit dhe do të bënte fushatë për të, për të mundur edhe të zgjedhurin e Partisë Socialiste.

belind këlliçi

Sondazh

Poll