Sport

Agresori me thikë në Carrefour, u ndal nga ish-futbollisti Tarantino: "Unë nuk jam hero"

Massimo Tarantino, një ish-lojtar i Napolit, Interit dhe Bolonjës, çarmatosi 46-vjeçarin kriminel

29 Tetor 2022, 06:45 Nga DOSJA

 

Agresori me thikë në Carrefour, u ndal nga ish-futbollisti Tarantino:

ITALI - Ka qenë Massimo Tarantino, një ish-lojtar i Napolit, Interit dhe Bolonjës,  i cili çarmatosi 46-vjeçarin kriminel, që goditi me thikë një punonjës supermarketi në Carrefour të qendrës tregtare Assago-Milanofiori dhe plagosi rëndë katër persona të tjerë, përfshirë lojtar i Monza Pablo Marì. 

Tarantino tha se e kuptoi se diçka nuk shkonte, sepse agresori po bërtiste mes rafteve dhe se ai shkoi për të parë se çfarë po ndodhte. Në atë moment ai menjëherë ka vendosur të ndërhynte, duke bllokuar sulmuesin dhe duke e dorëzuar atë tek policët e stacionit të Korsikos (Milano): "Unë nuk kam bërë asgjë të veçantë, nuk jam hero ".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll