Sport

Shuplaka ndaj djalit të presidentit i kushton 160 mijë euro ish-futbollistit të Napolit! E pëson edhe Hysaj

Allan do të duhet të paguajë gjobën prej 170 mijë eurosh ndaj Napolit. Kështu u konstatua nga Gjykata, e cila hodhi poshtë ankesën e lojtarit dhe vërtetoi të drejtën e klubit napolitan.

28 Tetor 2022, 22:04 Nga DOSJA

Shuplaka ndaj djalit të presidentit i kushton 160 mijë euro

ITALI-Allan do të duhet të paguajë gjobën prej 170 mijë eurosh ndaj Napolit. Kështu u konstatua nga Gjykata, e cila hodhi poshtë ankesën e lojtarit dhe vërtetoi të drejtën e klubit napolitan. Por çfarë ndodhi? Gjithçka fillon më 5 nëntor 2019, data e rebelimit të famshëm pas Salzburgut. Lojtarët refuzuan të grumbulloheshin në qendrën stërvitore. Disa lojtarë u përfshinë në debat, më së shumti Allan, i cili edhe është konfliktuar me zv.presidentin Edoardo De Laurentiis.

Braziliani, sot luan te Al-ëahda, besohet të jetë një nga autorët e ngjarjeve, por akuzohet edhe për sjellje të rënda ndaj djalit të presidentit të Napolit. Në nëntor të vitit 2021, pasi Bordi i Arbitrazhit ishte shprehur për këtë çështje, u konstatua se 31-vjeçari do të duhej të paguante 170,587.50 € te Napoli si gjobë. Megjithatë, lojtari nuk e pagoi kurrë atë shumë dhe apeloi.

Në orët e fundit, Gjykata e Napolit, Seksioni i Punës, konfirmoi korrektësinë e vendimit. Prandaj Allan duhet të paguajë gjobën ndaj Napolit, por jo vetëm. Braziliani u dënua edhe me pagesë ligjore, rreth 6 mijë euro. Më parë, Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj apeluan kundër gjobave të vendosura, duke u përballur me të njëjtin rezultat. Lojtarët nuk ishin të autorizuar të refuzonin grumbullimin dhe zgjedhja e klubit u konsiderua legjitime dhe duhej të respektohej.

E.Ç (Dosja.al)

allan hysaj napoli

Sondazh

Poll