Bota

Simbolizonte "bashkimin" e dy vendeve, Tajvani i kërkon ndihmë Kinës në kurimin e pandës së dhuruar 14 vite më parë

Panda gjigante e quajtur Tuan Tuan iu dhurua Tajvanit nga Pekini në vitin 2008 së bashku me partnerin e tij të mbarështimit, Yuan Yuan.

28 Tetor 2022, 17:36 Nga d.a.
Simbolizonte "bashkimin" e dy vendeve, Tajvani i kërkon
Panda

TAJVAN- Tajvani u ka kërkuar ekspertëve veterinar kinezë që të ndihmojnë në trajtimin e një panda mashkull që është sëmurë rëndë.

Sipas BBC, Panda gjigante e quajtur Tuan Tuan iu dhurua Tajvanit nga Pekini në vitin 2008 së bashku me partnerin e tij të mbarështimit, Yuan Yuan. Por panda 18-vjeçar është e sëmurë dhe rojet e kopshtit zoologjik në Tajvan dyshojnë se ai ka një tumor në tru.

Tajvani u ka bërë thirrje veterinerëve nga Kina kontinentale për të ndihmuar në vlerësimin e Tuan Tuan ndërsa ai kalon në kujdesin në fund të jetës.

Dy pandat u dhuruan gjatë një periudhe marrëdhëniesh më të ngrohta midis fqinjëve, megjithëse emrat e tyre të kombinuar do të thotë "ribashkim" ose "unitet",  ndoshta një referencë për dëshirën e Pekinit për të rithithur Tajvanin një ditë. Marrëdhëniet që nga ajo kohë janë përkeqësuar midis Kinës dhe Tajvanit, të cilën Pekini e konsideron si një provincë të shkëputur.

Nuk është e qartë se kur do të mbërrijnë veterinerët, por zyrtarët e Tajvanit thanë se po përpunonin aplikimet e tyre për vizë.
Që nga ardhja e tyre, Tuan Tuan dhe Yuan Yuan janë bërë atraksione të mëdha në Tajvan.

tajvani i kerkon ndihme kines panda ne tajvan

Sondazh

Poll