Bota

Musk merr "paralajmërimin" e parë, Komisioneri i BE-së: Në Evropë, “zogu” do të fluturojë sipas rregullave tona

Këtë "paralajmërim" Musk ia bëri Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, i cili kishte marrë iniciativën për legjislacionin.

28 Tetor 2022, 16:02 Nga e.k
Musk merr "paralajmërimin" e parë, Komisioneri i BE-së:
Elon Musk

SHBA- Themeluesi i Tesla-s njëkohësisht dhe një nga njerëzit më të pasur në botë është zyrtarisht pronari i ri i rrjetit socialt Twitter. Por nëse Elon Musk ka menduar që është e lehtë të jesh drejtuesi i Twitter dhe se ai do të ketë dorë të lirë në menaxhimin e tij duket se e ka gabim pasi atij do i duhet që të përshattet me rregulloren e Bashkimit Europian për platformat online. Këtë "paralajmërim" Musk ia bëri Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, i cili kishte marrë iniciativën për legjislacionin.

“Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona evropiane”, shkruan Breton në Twitter.

 

Musk në tekstin drejtuar përdoruesve të rrjetit social vetëm disa orë para përfundimit të marrëveshjes, la të kuptohet se do të ketë ndryshime në këtë platformë por sa do të ja dalë mbetet për t'u parë.

elon musk

Sondazh

Poll