Bota

Komisioni Evropian pret një zgjidhje të përshtatshme për targat para 31 tetorit

Erik Mamer, zëdhënësi i Komisionit Evropian, ka thënë se dje në Prishtinë, Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen “ka ftuar dy palët të vazhdojnë negociatat përbrenda dialogut”.

28 Tetor 2022, 17:25 Nga d.a.
Komisioni Evropian pret një zgjidhje të përshtatshme për
Targat

BRUKSEL- Komisioni Evropian shpreson se do të gjendet “një zgjidhje e përshtatshme” për konvertimin e targave, para të hënës, kur është afati i fundit i dhënë nga Qeveria Kurti.

Erik Mamer, zëdhënësi i Komisionit Evropian, ka thënë se dje në Prishtinë, Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen “ka ftuar dy palët të vazhdojnë negociatat përbrenda dialogut”. Kjo ishte përgjigjja e tij kur u pyet nga agjencia serbe e lajmeve “Beta” rreth qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për të mos ta shtyrë afatin për konvertimin e targave.

Zëdhënësja tjetër e Komisionit Evropian, Nabila Masrali, ka thënë se janë “akoma tri ditë”, deri te skadimi i afatit të vënë nga autoritetet e Kosovës. Ajo ka thënë se “duhet të shpresojmë për një zgjidhje” dhe  se Bashkimi Evropian pret që të të ketë reagim para skadimit të afatit.

Deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim. Por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj dhe bëri thirrje për të gjithë serbët e veriut që të regjistrojnë makinat e tyre.

erik mamer ke per targat reciprociteti i targave kosove-serbi nabila masrali

Sondazh

Poll