Bota

Biden shpreh mbështetjen e tij për Nancy Pelosi, pas sulmit në shtëpinë e saj

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti ka shprehur mbështetjen për Kryetaren por dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.

28 Tetor 2022, 17:13 Nga d.a.
Biden shpreh mbështetjen e tij për Nancy Pelosi, pas sulmit në
Pelosi dhe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi sot kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pasi një burrë hyri në shtëpinë e saj në San Francisko dhe plagosi bashkëshortin e saj, 82-vjeçarin Paul Pelosi.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti ka shprehur mbështetjen për Kryetaren por dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.

“Presidenti po lutet për Paul Pelosi dhe gjithë familjen e Presidentit Pelosi. Këtë mëngjes ai telefonoi Presidentin Pelosi për të shprehur mbështetjen e tij në vazhdën e këtij sulmi të tmerrshëm. Ai është shumë i kënaqur që Paul Pelosi pritet të shërohet plotësisht”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Mëngjesin e sotëm një burrë ka hyrë në shtëpinë e Nancy Pelosit në San Francisko ku ka sulmuar burrin e saj Paul Pelosi duke i shkaktuar disa plagë dhe hematoma në trup. Autori është vënë në prangat e policisë ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet e krimit.

nancy pelosi paul pelosi joe biden

Sondazh

Poll