28 Tetor 2022, 16:10
Nga d.a.
Policia maqedonase
MAQEDONIA E VERIUT- Sot është dita e tretë që në disa gjimnaze në Shkup të Maqedonisë së Veriut janë marrë kërcvnime për bombë me anë të emailit.
Sipas Alsat, rreth orës 14:00 shkolla e mesme “Nikolla Karev ka marrë një e-mail për një bombë në godinë, gjë që ka shkaktuar panik në mesin e nxënësve ashtu si edhe në shkollat tjera në dy ditët e kaluara.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e shërbimeve policore janë ndërmarrë masat për evakuim të sigurt nga shkolla. Janë bërë kontrolle nga njësitet antiterroriste ndërsa në rrjedhë e sipër janë masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme u bën thirrje nxënësve për qetësi, ndërsa nga MPB-ja që të përkushtohet maksimalisht në zbardhjen e kërcënimeve.
“Ministria e Punëve të Brendshme maksimalisht të përkushtohet në hetimin dhe zgjidhjen e shpejtë të situatës, që përsëri të mund të kemi mësim të sigurt dhe pa pengesa. Këto kërcënime duhet të merren seriozisht duke pasur parasysh gjendjen me sigurinë në vend dhe në botë”, thonë nga Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme.
Tetë shkolla të mesme të mërkurën dhe nëntë ditën e enjte, kanë marrë emaile të cilat përmbanin mesazhe kërcënuese për vendosje të bombave në godinat e tyre, ku pas verifikimeve përkatëse kanë rezultuar të rreme. Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë ditës së djeshme tha se ka informacione se prej nga janë dërguar kërcënimet, por e përjashtoi edhe mundësinë e sulmeve kibernetike.
policia maqedonase alarm per bombe ne shkup oliver spasovski
Bota
28 Tetor 2022, 16:10
e.k
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz do të bëjë presion ndaj Kinës për të hapur tregjet e saj dhe do t&eu...
Bota
28 Tetor 2022, 16:02
e.k
Elon Musk
SHBA- Themeluesi i Tesla-s njëkohësisht dhe një nga njerëzit më të pasur në botë është zyrtaris...
Bota
28 Tetor 2022, 15:55
d.a.
Eric Swalwell
SHBA- Mëngjesin e sotëm është raportuar një sulm në shtëpinë e Kryetare së Dhomës s&eu...
Bota
28 Tetor 2022, 15:49
d.a.
Çifti Pelosi
SHBA- Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Paul Pelosi, u “sulmua dhu...
Bota
28 Tetor 2022, 15:34
d.a.
Shtepia e Pelosit
SHBA- Mëngjesin e sotëm është sulmuar shtëpia e Kryetare së Dhomës së Përfaqësuesv...
Bota
28 Tetor 2022, 14:30
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Mediat italiane kanë publikuar pamjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë që do të trondiste m...
Bota
28 Tetor 2022, 13:37
e.k
Piotr Trytek
POLONI- Gjenerali polak Piotr Trytek është emëruar të drejtojë misionin ushtarak që Bashkimi Europian ka or...
Bota
28 Tetor 2022, 12:54
e.k
Tob Bauer dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se paqja dhe shtensionimi i te...
Bota
28 Tetor 2022, 12:11
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Një operacion anti-drogë i zhvilluar nën koordinimin e Guardia di Finanza-z dhe Agenzia delle Excise ka ç...
Bota
28 Tetor 2022, 12:01
e.k
Peter Stano
BRUKSEL- Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirje Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë nj&eum...