Bota

3 ditë nga skadimi i afatit për targat, ambasadorët e QUINT vizitë të papritur në zyrën e Kurtit

Takimi u zhvillua 3 ditë para përfundimit të afatit për riregjistrimin e targave të makinave në posedim të shtetasve serbë që jetojnë në veri të Kosovës.

28 Tetor 2022, 16:39 Nga d.a.
3 ditë nga skadimi i afatit për targat, ambasadorët e QUINT
Kurti me ambasadoret e QUINT

KOSOVË- Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar një vizitë të papritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Takimi u zhvillua 3 ditë para përfundimit të afatit për riregjistrimin e targave të makinave në posedim të shtetasve serbë që jetojnë në veri të Kosovës.

Kurti ka njoftuar se pikërisht për çështjen e afatit të targave dhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve në raportet me Serbinë, do të flasë sot nga mbledhja e qeverisë.

Nuk dihen ende nëse biseda mes diplomatëve perëndimorë dhe Kurtit ka sjellë ndonjë rezultat që ky i fundit të shtyjë afatin për konvertimin e targave të lëshuara ilegalisht nga Serbia.

Një javë më parë, ambasadorët e QUINT-it i çuan Kurtit kërkesën për shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat. Deri tani, Kurti ka lënë të kuptohet se nuk do ta shtyjë afatin dhe prej 1 nëntorit do të nis zbatimi i vendimit për moslejimin e qarkullimit të automjetëve me targa të lëshuara ilegalisht nga Serbia.

Deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim. Por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj dhe bëri thirrje për të gjithë serbët e veriut që të regjistrojnë makinat e tyre.

kurti me ambasadoret e quint reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll