Bota

Von der Leyen në Serbi, Vuçiç: Sa i përket bisedimeve me Prishtinën, jam shumë i shqetësuar dhe i frikësuar

Në fjalën e tij Vuçiç u shpreh i shqetësuar përsa i takon bisedimeve me Kosovën dhe tha se siç ka deklaruar dhe më parë Serbia do të bëjë gjithçka që të ruhet stabiliteti.

28 Tetor 2022, 16:20 Nga d.a.
Von der Leyen në Serbi, Vuçiç: Sa i përket bisedimeve me
Von der Leyen dhe Vucic

SERBI- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në vijim të turit të saj ballkanik ka mbërritur në Serbi ku është pritur nga presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç. Vuçiç ka pritur në aeroportin “Konstantin Veliki” në Nish dhe më pas së bashku kanë vizituar punimet në ndërtimin e interkonjeksionit të gazit Serbi-Bullgari ku dhe dhanë një konferencë përe shtyp.

Sipas mediave vendase, në fjalën e tij Vuçiç u shpreh i shqetësuar përsa i takon bisedimeve me Kosovën dhe tha se siç ka deklaruar dhe më parë Serbia do të bëjë gjithçka që të ruhet stabiliteti.

"Ne do të bëjmë gjithçka për t'u harmonizuar me politikën evropiane të vizave. Sa i përket bisedimeve me Prishtinën, jam shumë i shqetësuar edhe pse e pashë konferencën tuaj me zonjën Osmani dhe se ajo tha gjëra kundër Serbisë. Është detyrë e imja t'ju them se ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, dhe a jam i frikësuar dhe i shqetësuar, po jam. E thashë dje, nuk kemi ku të shkojmë tjetër. Do të bëjmë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin "– tha presidenti i Serbisë.

Presidentja e KE-së e filloi turin e saj në Ballkanin Perëndimor me një vizitë në Maqedoninë e Veriut, nga ku njoftoi se Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë mbështetëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor për ta ndihmuar atë të përballet me krizën energjetike. Pas Shkupit, von der Leyen ka qëndruar dje në Prishtinë, e më pas ka shkuar në Tiranë. Ajo sot do të niset nga Beogradi për në Sarajevë, ndërsa vizitën në rajon do ta përfundojë nesër në Podgoricë.

turi i von der leyen ne ballkan aleksander vucic

Sondazh

Poll