Bota

"Gjakderdhja po vjen", paralajmërimi i deputetit Swalwell dhe sulmi në shtëpinë e Pelosit dy javë para zgjedhjeve

Sulmi vjen dy javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA të cilat këtë vit janë shoqëruar me tensione dhe incidente të paprecedentë.

28 Tetor 2022, 15:55 Nga d.a.
"Gjakderdhja po vjen", paralajmërimi i deputetit Swalwell dhe
Eric Swalwell

SHBA- Mëngjesin e sotëm është raportuar një sulm në shtëpinë e Kryetare së Dhomës së Përfaqëesuesve në SHBA, Nancy Pelosi ku është plagosuri bashkëshorti i saj Paul.

Sulmi vjen dy javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA të cilat këtë vit janë shoqëruar me tensione dhe incidente të paprecedentë.

Në muajin gusht ka qenë deputeti Eric Swalwell i Kalifornisë i cili denoncoi se një burrë i telefonoi zyrës së tij, duke përsëritur sharje homofobike dhe duke kërcënuar se do të qëllonte dhe do ta vriste kongresmenin.

"Gjakderdhja po vjen"- shkroi Swalwell në Twitter teksa denoncoi dhe kërcënimet e marra me anë të telefonit.

Gjithashtu në rrjetet sociale janë denoncuar një grup personash, të cilët të veshur me uniformë në ngjyrë ushtarake dhe të armatosur qëndrojnë pranë disa qendrave të votimit dhe pyesin çdo person që afrohet se për kë do të votojnë. Kjo gjë ka sjellë frikë dhe panik te njerëzit pasi ndjehen të kërcënuar dhe sipas analistëve kjo mund të çojë në uljen e numrit të votuesve.

nancy pelosi eric swalwell zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll