Aktualitet

"Ju mbani bisturinë", Rektori i US deputetëve: Ju e keni gjetur zgjidhjen vraponi nga liqeni, universiteti s'ka kushte, është si Kandahari

Në momentin që ai po fliste një nga deputetët ndërhyn por nuk dëgjohet pasi flet pa mikrofon por nuk ka munguar përgjigjia ironike nga ana e rektorit. i cili i thase ushtrimet i bëjnë ata ndërsa deputetët të mbajnë bisturinë dhe marifetet. Rektori tha se edhe nëse ai do të kërkonte një bashkëpunim me Universitetin e Romës nuk do mund ta bënte pasi sipas tij Universitetit i Sporteve është në gjendje të mjerueshme dhe ngjan me Kandaharin.

28 Tetor 2022, 16:18 Nga e.k
"Ju mbani bisturinë", Rektori i US deputetëve: Ju e keni
Agron Kasa

TIRANË- Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa kërkoi më shumë mbështetje për sportin. Ai tha se pas një betejë të gjatë për të marrë pronësinë e godinës së Universitetit sot që e ka marrë nuk ka mese të investojë pasi nuk ka fonde. Ai u shpreh se investimet janë të ulëta dhe terrenet e pakëta duke marrë parasysh që sot ai universitet ka 1800 studentë.

Kasa nuk kurseu as batutat me deputetët, të cilëve u tha se për vetën e tyre e kanë gjetur zgjidhjen për të vrapuar nga liqeni apo në fitness ndërkohë që Universitetit i Sporteve nuk ka kushte. Në momentin që ai po fliste një nga deputetët ndërhyn por nuk dëgjohet pasi flet pa mikrofon por nuk ka munguar përgjigjia ironike nga ana e rektorit. i cili i thase ushtrimet i bëjnë ata ndërsa deputetët të mbajnë bisturinë dhe marifetet. Rektori tha se edhe nëse ai do të kërkonte një bashkëpunim me Universitetin e Romës nuk do mund ta bënte pasi sipas tij Universitetit i Sporteve është në gjendje të mjerueshme dhe ngjan me Kandaharin.

Agron Kasa: Jam i sigurtë që një pjesë e mirë e juaja mbasi keni bërë 40 vjeçar vrapojnë ose nga liqeni ose në fitness pra për veten tuaj e keni gjetur një të mesme por kur vjen puna për të ukur në tavolinë dhe për të marrë një vendim shtrëngoheni. Deri dje Universiteti i Sportve nuk mund të kërkonte investime për shkak se ishte një pengës e jashtëzakonshme 64 vite histori për sportin. 64 vite universiteti ka qenë pa shtëpi, para një muaj pas 2 vitesh betejë dhe luftë s'kemi lënë kadastër e ministri derisa në fund pasi i kanë grabitur 25 godina më në fund ka marrë territorin që ka. Po të vini në Universitetin e Sportit atje ju deklaroj se është një Kandahar dhe unë do të shkoj t'i them Universitetit të Romës hajde bëjmë një double diploma po ku ti fus unë ta. Tani nuk kam para për ta mbajtur. Kemi projekte kemi dhe nëj fond që një pjesë mund ta investojmë dhe ne, ju e dini që për të ndetuar një kompleks sportiv kushton. Kemi 100 pedagopgë fill time dhe 1800 studentë, nuk kemi ku levizim. Fondi i sportit shkon i gjithi tek federata. 

Një deputet ndërhyn pa mikrofon

Agron Kasa: Jo jo ushtrimet i bëjmë ne ju mbani bisturinë edhe atë marifetin, ushtrimet i bëjmë ne.

universiteti i sportit rektori agron kasa

Sondazh

Poll