Aktualitet

Vakanca e Vitore Tushës, Gjykata e Lartë hap aplikimet për anëtar të Kushtetueses

Me anë të një njoftimi për mediat është bërë e ditur se aplikim i është bërë për të zëvendësimin e vendit vakant të lënë nga Vitore Tusha. 

28 Tetor 2022, 15:28 Nga DOSJA
 
Vakanca e Vitore Tushës, Gjykata e Lartë hap aplikimet për
Gjykata e Lartë

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rihapur procedurën e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me anë të një njoftimi për mediat është bërë e ditur se aplikim i është bërë për të zëvendësimin e vendit vakant të lënë nga Vitore Tusha. Po ashtu në njoftim janë bërë të ditura të gjitha kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët. Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit.

Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese. Kandidatët që konkurrojnë për mandatin e gjyqtarit kushtetues të zgjedhur nga Gjykata e Lartë duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve të parashikuara sipas nenit.

Gjykata Kushtetuese është tashmë me 8 anëtarë. Ilir Toska ishte i fundit që u zgjodh, i cili do të zëvendësojë në detyrë gjyqtarin Gani Dizdari. Gjykata e Lartë propozon dhe ka të drejtë emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. Tre përzgjidhen nga presidenti ndërsa 3 të tjerët nga Parlamenti. 

vitore tusha

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll