Aktualitet

Arrestohen 4 persona në Tiranë, dy në pranga për posedim kokaine, e reja kapet në timon pa leje drejtimi

Po ashtu u bë arrestimi i një 54-vjeçari me emrin Flamur Dema, i cili është dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentash.

28 Tetor 2022, 16:10 Nga I.A
Arrestohen 4 persona në Tiranë, dy në pranga për posedim
Foto Ilustruese

TIRANË- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga kanë rënë një 23-vjeçar si dhe një 21-vjeçar pasi u janë gjetur doza kokainë me vete. Po ashtu u bë arrestimi i një 54-vjeçari me emrin Flamur Dema, i cili është dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentash. Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe një 21-vjeçare e cila u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.  

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan shtetasit: - A. T., 23 vjeç, A. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekusetruan, në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim Flamur Dema, 54 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen D. K., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

flamur dema

Sondazh

Poll