Aktualitet

Rektori i UM: Kërkojmë lehtësira në procedurat e Prokurorimeve Publike. Kemi dy godina jashtë funksionit

Ai u shpreh se për shkak të vonesave që sjellin procedurat sot Universitetit i Mjekësisë ka 2 godina jashtë funskionit për shkak të dëmtimit nga tërmeti. Gjata tha se janë dy salla shumë të rëndësishme që do i sillnin lehtësira studentëe, të cilët sipas tij në disa raste i marrin leksionet të ulur në shkallët e koridoreve pasi nuk ka vend brenda. Këto fonde janë tha ai prandaj kërkojmë lehtësira.

28 Tetor 2022, 15:40 Nga e.k
Rektori i UM: Kërkojmë lehtësira në procedurat e
Arben Gjata

TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata kërkoi nga ministria e Ekonomisë më shumë lehtësira sa i përket Prokurime Publike duke kërkuar që të institucionet arsimore të përjashtohen nga rregulli i vendosur dhe afati final i dorëzimeve të shtyhet edhe pas muajt tetor.

Ai u shpreh se për shkak të vonesave që sjellin procedurat sot Universitetit i Mjekësisë ka dy godina jashtë funskionit për shkak të dëmtimit nga tërmeti. Gjata tha se janë dy salla shumë të rëndësishme që do i sillnin lehtësira studentëe, të cilët sipas tij në disa raste i marrin leksionet të ulur në shkallët e koridoreve pasi nuk ka vend brenda. Këto fonde janë tha ai prandaj kërkojmë lehtësira.

Arben Gjata: Projektbuxheti bëhet në muajin nëntor, granti vjen në janar dhe në bazën e këtij granti dio bëhet rishikimi i buxhetit pas kësaj do kohën e vet që të kalojë në senat dhe në rastin më të mirë bëhet në muajin mars, koha që na ngel real është nga marsi në nëntor. Si mund të realizohen investimet për 6 muaj kur do shkojnë në Agjensinë e Prokurimit Publik ku do ketë ankimime etj etj.. kjo na ka sjellë që realizimi i buxhetit nga ana e institucionit të jetë në nivele të ulëta duke qenë se ndryshe nga të tjerët ne nuk na i merr buxheti i shtetit këto para se janë të trashëguara. Ajo që kemi kërkuar është që institucionet e arsimit të lartë të përjashtohen nga ky rregull i Prokurorive Publike, nga paratë që kanë, se unë ato i kam të trashëguara. se unë psh kam 5 milion euro, afati është deri në tetor unë dua të investoj pas këtij muaj. Unë e kam kërkuar dhe tek Komisioni i Ekonomisë. Duhet të jetë një procedurë që neve na ndihmon. Kemi dy godina jashtë funskionit nga tërmeti pikërisht se projektin duhet ta bëshim ne, pikërisht prej këtyre problemeve jo anikimimeve etj, tani e kemi atë projekt. Janë dy salla të rëndësishme. Ne kemi mundësinë që me paratë tona të bëjmë rikobntruksionet e godinave dhe sot jemi në polemikat e hapim dot apo jo por duhet për alokim fondesh dhe të gjitha këto humbin kohë dhe kjo penalizon studentët se shumë herë duhet të ulën në shkallë. 

universiteti i mjekesise arben gjata

Sondazh

Poll