Aktualitet

Buxheti 2023/ Rektori i UT: Duhet të niset nga puna për ndërtimin e kampusit universitar. Qeveria të na mbështesë për rritjen e pagave

Rektori i Universitetit të Tiranës kërkoi mbështetje edhe sa i përket rritjes së pagave që u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pas protestës së pedagogëve pasi sipas tij nuk është parashikuar në buxhetin e universitettit një rritje e tillë.

28 Tetor 2022, 15:17 Nga e.k
Buxheti 2023/ Rektori i UT: Duhet të niset nga puna për ndërtimin
Artan Hoxha

TIRANË- Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hixha kërkoi më shumë mbështetje nga qeveria sa i përket punës universitare. Duke folur në Komisionin e Edukimit ai u shpreh se ka një mosakordim me shifrat që ministria e Arsimit paraqet me atë që vërtetë ka universiteti. Hoxha tha se ka një diferencë rreth 2 miliardë lekë nga buxheti i vitit 2023 duke shtuar se universitete duhet të jenë në një hap me vendet e tjera dhe në përputhje me standartet e Bashkimit Europian. Hoxha u shpreh se në buxhetin e vitit që vjen nuk është parashikuar nga qeveria ndërtimi i kampusit universitar për Universitetin e Tiranës.

Rektori i Universitetit të Tiranës kërkoi mbështetje edhe sa i përket rritjes së pagave që u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pas protestës së pedagogëve pasi sipas tij nuk është parashikuar në buxhetin e universitettit një rritje e tillë.

Artan Hoxha: Në kohën që ju na dhatë në dispozicion ne e shftrytëzuam për një konsoltim me ministrinë e Arsimit dhe prap ka një mospërputhje mne shifrat që ne kemi me shifrat që ministria e Arsimit ka. Edhe kur ju keni bërë atë informacionin apo materialin përmbledhës ju kemi thënë që nuk jemi 100% të sigurtë në shifrat që publikohen. Ne na rezulton një rritje me 800 milion. Ajo që kemi akorduar ne kemi bërë një ushtrim vetë dhe kemi propozuar 13 milion lekë të reja buxhet duke hequr albanologjik. Ajo që është propozuar nga të gjithë ne së bashku diferenca është më pak, difernca është 2 miliard lekë më pak nga ajo që është parashikuar nga buxheti 2023. Në këtë projekt buthet nuk është parashikuar as rritja që këshilli i ministrive vendosi për administratën e Universitetit se ne kur kemi miratuar buxhetin tonë nuk e kishim parashikuar këtë rritje. Ne e kemi përllogaritur por në tërësinë e vet ne vlerësojmë që për arsimin e lartë duhet të jetë në një nivel më të lartë se në vitet e mëparshme.Është folur kaq vite për kampusin e Universitetit të Tiranës por ende nuk ka një të tillë. Ajo që ne nuk shohim në projektbuxhetin e këtij viti është fillimi i punës për ndërtimin e kampusit të universitetit

artan hoxha

Sondazh

Poll