Aktualitet

U dënua për falsifikim dokumentesh, Kushtetuesja vendos të rigjykohet rekursi i Luan Dacit në Gjykatën e Lartë

Luan Daci kishte kërkuar heqjen e dënimit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë nga të tria shkallët e gjyqësorit, por duket se do t'i duhet që të mjaftohet me këtë fitore të pjesshme.

28 Tetor 2022, 16:31 Nga k.m.
U dënua për falsifikim dokumentesh, Kushtetuesja vendos të
Luan Daci

TIRANË- Ish-anëtari i Kolegjit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci do të dalë sërish në gjyq. Kësaj here, sepse Gjykata Kushtetuese ka pranuar që të gjykojë kërkesën e tij të radhës për rishqyrtimin të rekursit të Gjykatës së Lartë. Por i ka refuzuar kërkesën për rikthimin në gjykim të çështjen me një trupë tjetër gjykuese. 

Daci kishte kërkuar heqjen e dënimit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë nga të tria shkallët e gjyqësorit, por duket se do t'i duhet që të mjaftohet me këtë fitore të pjesshme. Po ashtu, Daci kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO ndaj tij, por tani e gjitha do të vendoset në seancën e radhës në Gjykatë Kushtetuese. 

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike, pasi u provua fajtor se kishte ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori vendimin më 9 dhjetor 2021 për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Daci, duke pranuar kështu kërkesën e Komisionit Disiplinor. 

Hetimi ndaj Dacit nisi pas denoncimit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga Besnik Cani. Ishin pikërisht këto hetime ato që bindën trupën e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Dacin. Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. KPA e ka shkarkuar nga detyra deri sa të sqarohet çështja e tij nga gjyqësori i vendit. 

luan daci shkarkohet luan daci

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll