Aktualitet

‘Spiuni’ me parashutë, çeku alarmon repartin ushtarak, fluturoi nga mali i Dajtit

Pak ditë më parë perimetri i repartit ushtarak 6640 që shërben dhe si agjencia e sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit të forcave të armatosura, është cenuar nga një shtetas çek.

28 Tetor 2022, 16:06 Nga I.A
‘Spiuni’ me parashutë, çeku alarmon repartin ushtarak,
Foto ilustruese

TIRANË- Historitë me turistë të huaj që dyshohen për spiunazh po kthehen sa në qesharake, aq dhe shqetësuese për autoritetet ligjzbatuese. Pak ditë më parë perimetri i repartit ushtarak 6640 që shërben dhe si agjencia e sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit të forcave të armatosura, është cenuar nga një shtetas çek.

Ai fluturoi me një parashutë mbi repartin ushtarak, duke alarmuar stafin e qendrës së ndërlidhjes në Tiranë, në zonën e njohur si “rrapi i treshit”. Çeku u ul thuajse në brendësi të infrastrukturës ushtarake dhe më pas u ndalua edhe nga policia që mbërriti me urgjencë në vendngjarje.

Rasti u vlerësua dhe nga anti-terrori ndërsa shtetasi Çek pasi u mor  në pyetje, rezultoi se ishte një turist që ushtronte sporte ekstreme. Ai kishte fluturuar nga Mali i Dajtit me parashutë pa ditur se do të zbriste pranë një baze ushtarake shqiptare ndërsa nga kontrolli dhe verifikimet nuk i është gjetur asgjë e kundërligjshme ndaj është lënë i lirë.

Pas sulmit të ushtarëve në uzinën e Gramshit nga dy shtetas rus dhe një ukrainas të dyshuar si spiunë, Forcat e Armatosura kane rritur vigjilencën. 1 ditë pas ngjarjes së Gramshit u ndaluan dhe disa shtetas çekë në tunelet e Poliçanit, që gjithashtu rezultuan turistë.

Marrë nga Euronews

reparti ushtarak

Sondazh

Poll