Aktualitet

I kapur në flagrancë me 33 doza kokaine, arrestohet në Peruggia 35-vjeçari shqiptar

Shqiptari, i cili nuk ishte precedentë të mëparshëm penal, ndodhej në vewndin fqinj prej disa muajsh deri në momentin që u kap në flagrancë. Kontrolli ndodhi në zonën e Madonna Alta. 

28 Tetor 2022, 15:21 Nga d.a.
I kapur në flagrancë me 33 doza kokaine, arrestohet në Peruggia
policia italiane

ITALI- Tridhjetë e tre doza kokainë dhe një mijë euro cash i janë gjendur një 35-vjeçari shqiptar pas një kontrolli nga karabinierët në Itali.

Sipas mediave vendase, shqiptari, i cili nuk ishte precedentë të mëparshëm penal, ndodhej në vewndin fqinj prej disa muajsh deri në momentin që u kap në flagrancë. Kontrolli ndodhi në zonën e Madonna Alta. 

35-vjeçari, në makinën e përdorur prej tij, sapo ka parë makinën e karabinierëve ka tentuar të largohet duke përfituar nga një kthesë aty pranë. Policia ka kryer kontrollin në makinë dhe më pas në dhomën e banesës ku prej disa javësh po qëndronte. Aty u gjetën dozat e kokainës, një peshore precize, një rrotull film ngjitës, disqe plastikë të prerë që përdoren për paketimin e dozave dhe 980 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll