Politike

"Pse qëndron e tërhequr brenda PD-së?!"/ Si është pozita e Jozefina Topalli brenda partisë

Jozefina Topalli u shpreh se ka zgjedhur që të mos jetë më në pjesën vizive, duke u fokusuar në organizim. 

27 Tetor 2022, 22:02 Nga k.m.
"Pse qëndron e tërhequr brenda PD-së?!"/ Si
Jozefina Topalli

TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka komentuar pozicionin e saj brenda selisë blu. Në fjalën e saj, në emisionin "Të Paekspozuarit", Topalli u pyet nga Ylli Rakipi se cilat janë pozitat e saj brenda Partisë Demokratike dhe përse qëndron më e tërhequr. Ajo u shpreh se ka zgjedhur që të mos jetë më në pjesën vizive, duke u fokusuar në organizim. 

PJESË NGA BISEDA: 

Ylli Rakipi: Përse nuk jeni ju e përfshirë në vendimarrje në PD? Duket sikur Jozefina Topalli ka ndryshuar.

Jozefina Topalli: Unë nuk kam qenë vizive. Pjesa tjetër, nuk ndryshon njeriu.

Ylli Rakipi: Nuk ndryshoni ju, por a kanë ndryshuar të tjerët?

Jozefina Topalli: Hapja e partisë është proces. Ju doni opozitë të fuqishme, me figura të reja, me autoritete morale. Është e natyrshme. Mendon se kjo arrihet për një vit? Lëri kohën e duhur. Janë tre fushë beteja. Struktura, protestat, primaret.
Më erdhi në zyrë kur isha Kryetare Kuvendi, kryetarja e Dhomës së Lordëve. Unë po i flisja për demokracinë shqiptare. Ajo kishte filluar jetën politike 20 vjeç. Pas më dëgjoi me respekt, më tha kemi 1 mijë vjet demokraci. Në këto 1 mijë vjet, sa koka mbretërish janë prerë? Ne pretendojmë që për 30 vjet të bëjmë gjithçka. Po përpiqemi të rekuperojmë.

jozefina topalli

Sondazh

Poll