Politike

Bardh Spahia e konfirmon: Do marr pjesë në Primare, dua mandat të plotë në krye të Shkodrës

Bardh Spahia e shprehu qartë se do të donte që të garonte për të marrë tashmë një mandat të plotë në kryeqendrën e veriut të vendit. 

27 Tetor 2022, 20:50 Nga k.m.
Bardh Spahia e konfirmon: Do marr pjesë në Primare, dua mandat të
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka konfirmuar se do të marrë pjesë në procesin e Primareve që do të zhvillohen nga Partia Demokratike për të nxjerrë kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në një intervistë për "Ora News", Spahia e shprehu qartë se do të donte që të garonte për të marrë tashmë një mandat të plotë në kryeqendrën e veriut të vendit. 

"Do ketë primare dhe në Shkodër, nuk ka sesi të jetë ndryshe. Primaret kanë qenë jo vetëm risi por në rastin e Shkodrës një histori suksesi siç e vërtetoi rezultati i 6 marsit. Patjetër do marr pjesë në procesin e primareve. E konsideroj detyrim karshi qytetit tim, qytetarëve të mi mundësinë e projektimit të Shkodrës në vendin që i takon jo vetëm në raport me pjesën tjetër të Shqipërisë por dhe në rajon e më gjerë. Kemi sfida përpara, kemi ide të jashtëzakonshme të cilat synojmë ti vëmë në jetë në një mandat të plotë. E konsideroj një detyrë dhe përgjegjësi të lartë karshi tyre,"-u shpreh ai. 

Ndërkohë që deri më tani i vetmi që ka shpallur kandidaturën e tij është Belind Këlliçi, i cili do të garojë me demokratët për të fituar një vend për Tiranën. Faza e dorëzimit të kandidaturave është hapur por duket se ka ende hezitime për të dorëzuar aplikimet, ndërkohë që qëllimi është i qartë. Fillimisht, do të dalin emrat e kandidatëve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin, më pas, procesi do të zhvillohet në të gjithë vendin.

bardh spahia primaret ne pd zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll