Politike

A jeni superpolitikan? Meta: Unë jam modest, kam plane kombëtare për veten

I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Meta ka deklaruar se planet e tij në politikë nuk janë për këshillat bashkiakë të Tiranës por janë kombëtare.

27 Tetor 2022, 21:22 Nga I.A
A jeni superpolitikan? Meta: Unë jam modest, kam plane kombëtare
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se me marrëveshjen që bërii sot me Partinë Demokratike janë të përgatitur për çdo gjë, edhe nëse KQZ nuk regjistron PD-në. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Meta ka deklaruar se planet e tij në politikë nuk janë për këshillat bashkiakë të Tiranës por janë kombëtare. Po ashtu i pyetur nëse është superpolitikan, ai ka theksuar se është modest kur flet në vet të parë.

Pjesë nga biseda:

Nëse deri tani KQZ ka thënë nuk mund të regjistrojë PD pa një vendim përfundimtar. Nëse KQZ nuk e regjistron çdo të bëni?

Meta: Nuk dua të flas me supozime. Kjo është pyetje që mund t’ja drejtoni Berishës, por ndaj bindjen që çdo manovër anti-ligjore dhe kundër pluralizmit politik të drejtuar nga Rama. Më 6 mars kam qenë president e nuk jam angazhuar me këtë çështje por nuk do jemi të pa përgatitur për gjithçka.

Pas braktisjes rikthimi në garën lokale nuk është aq i thjeshtë apo jo?

Meta: Besoj se në 4 vite në një marrëzie një kosto e madhe për shqiptarët, të gjithë kanë kuptuar çmund të bëjë Rilindja kur ka 100 përqind pushtetin. Populli e qytetarët ishin të braktisur të padëgjuar, dhe marrëveshja e parime e objektivat e saj do frymëzojnë një pjesëmarrje të madhe në lokale dhe një ndëshkim shembullor për Ramën.

Kush është super politikani i propozuar Berishës?

Meta: Nuk është bërë një propozim është diskutuar për rëndësinë e fuqizimit të Këshillave bashkiake që të fusim risi të seançave live dhe të dëgjimit të qytetarëve. Në këtë Këshill të përfaqësohemi me persona sa më publik. Ka shumë super politikanë e super personalitete.

Meta: Nuk do jetë anonim do ta shihni.

E quani veten superpolitikan?

Meta: Unë jam modest. Kam plane kombëtare

Do të thotë nuk do të jeni?

Meta: Normal

ilir meta

Sondazh

Poll