Politike

Kush është A.H? Meta: I ishte premuar se do bëhej kryetar i Autoritetit të Dosjeve

Meta tha se Sigurmi i Shtetit ka dashur që ta bëj atë bashkëpunëtor por vet kreu i PL-s e ka refuzuar. 

27 Tetor 2022, 21:16 Nga I.A
Kush është A.H? Meta: I ishte premuar se do bëhej kryetar i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se personi me iniciale A.H i ishte premtuar që do të bëhej kryetar i Sigurimit të Shtetit ose të SHISHI-t. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Meta tha se Sigurmi i Shtetit ka dashur që ta bëj atë bashkëpunëtor por vet kreu i PL-s e ka refuzuar. 

"A.H është një person që i ishte premtuar që do bëhej kryetar i autoritetit dhe ishte një person tjetër që i ishte thënë që nëse nuk bëhesh drejtor autoriteti do bëhesh drejtor i SHISH-it. Harroi të linte në dosje deklaratën e tij në ditën që është ndaluar ku ata i kanë nxjerrë denoncimet dhe përgjimet. Kjo rrëzon gjithçka. Bazuar mbi këtë dokument, që është i tij në atë kohë në prani të Sigurimit të Shtetit dhe i administruar nga ata, zotëria ka bërë kërkesë për korrigjimin e të dhënave. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë veprim ligjor. A.H. e dinë të gjithë. Është brenda autoritetit akoma. Kam një përgjigje. Unë çdo ditë kisha një Ilir Meta tjetër në klasë. Ai vinte në shtëpinë time dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Nuk e kuptoj se çdo të thotë kjo pyetje. Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor. Ka futur provakator dhe ka dështuar. Nuk kam pranuar të bëhem anëtar i Partisë së Punës. E gjithë kjo përpjekje për të hapur një diskurs të tillë për të hapur një deklaratë që unë e kam treguar është trilluar si një histori. U shtohet një emër nga mbrapa për të trilluar të gjithë historinë. Ka prova shkresore për këtë gjë. Sigurimi kur të bënte, i kanë treguar këtu”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll