Politike

Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor

Meta është shprehur se kurrë nuk ka bashkëpunuar, por pranon se ish-Sigurmi i Shtetit ka tentuar ta bëj bashkëpunëtor.

27 Tetor 2022, 21:37 Nga I.A
Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë
Ilir Meta

TIRANË- Akuzat ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit janë sjell sërish në vëmendje. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Meta është shprehur se kurrë nuk ka bashkëpunuar, por pranon se ish-Sigurmi i Shtetit ka tentuar ta bëj bashkëpunëtor.

 “Kishim një Ilir Metaj në klasë, babai i tij ishte drejtor i sigurimit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia e ime dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka futur provokatorë dhe ka dështuar. Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës”, tha Meta

ilir meta

Sondazh

Poll