137 fluturime me "CHARTER - 0000", Rama: Është avion i thjeshtë, shpenzimet i kam tek buxheti i shtetit
Edi Rama shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të të dhënave të tij lidhur me fluturimet jashtë vendit nga grupi iranian i "HomeLandJustice". Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion komercial. Ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë.
"Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre! Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë! Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!,"-tha Edi Rama.
Sot kanë dalë të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Tani mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" me kategorinë -DIPLOMATIKE. Gjithsej, numërohet jo pak, por 137 fluturime me charter.
Sondazh
A jeni superpolitikan? Meta: Unë jam modest, kam plane kombëtare për veten
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se me marrëveshjen që bërii sot me Partin&eum...
Berisha: Nëse ndonjëherë në jetë kam pasur epërsi morale, ajo është vetëm sot
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për pozitën e tij kundër shpalljes "non grata" nga Sht...
Kush është A.H? Meta: I ishte premuar se do bëhej kryetar i Autoritetit të Dosjeve
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se personi me iniciale A.H i ishte premtuar që do t&eum...
Ç'ndodh nëse kundërshtohen Primaret? Berisha: Besoj në integritetin e garuesëve
Kandidatët duhet të njohin fituesit, e keni këtë shqetësim se edhe ndoshta nuk ndodh? Berisha: Besoj në integritetin e atyre q&e...
'Po do bëni ndonjë shenjë...'/ Këlliçi e Alimehmeti, Berisha komenton emrat për Tiranën: Nuk ndërhyj kurrë, ua siguroj
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kandidaturat për kryetar të Bashkisë së Tira...
Bardh Spahia e konfirmon: Do marr pjesë në Primare, dua mandat të plotë në krye të Shkodrës
Bardh Spahia SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka konfirmuar se do të marrë pjesë në procesin e Primareve ...
Fotoja e ambasadorit britanik dhe ministres Margariti/ Ironizon Murrizi: Sa lezet kanë, ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi
Elva Margariti dhe Alastair King-Smith TIRANË- Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar foton e bërë nga ambasadori britanik në v...
Këshilltari i Erdogan: Mund të ketë takim Erdogan-Kurti-Vuçiç
Sabri Demiri PRISHTINË- Shqiptari nga Shkupi, Sabri Demiri, këshilltar kryesor i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka pranuar...
Zyrtarizoi kandidaturën për primaret, Këlliçi: Me Metën kam marrëdhënie të shkëlqyer. Votën s'ma merr njëri, kam dhënë prova
Belind Këlliçi TIRANË- Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që ka njoftuar se do t&e...
CLRA: Zgjedhjet e 6 marsit, të vetmet në 30 vite që s’janë kontestuar nga asnjëra palë!
Foto ilustruese BRUKSEL- Në seancën e tij të 43-të plenare, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të K&...
