Politike

Si do votohet tek Primaret? Berisha e sqaron: Do marrim listën e votuesëve nga KQZ, shkojmë ne tek simpatizantët

E më pas do shpërndahen në seksione, ku të gjithë njihen dhe është e thjeshtë për të identifikuar demokratët.

27 Tetor 2022, 21:50 Nga k.m.
Si do votohet tek Primaret? Berisha e sqaron: Do marrim listën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar sesi do të votohet për Primare. I ftuar në emisionin “Open”, Sali Berisha tha se fillimisht do të merret lista e votuesëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E më pas do shpërndahen në seksione, ku të gjithë njihen dhe është e thjeshtë për të identifikuar demokratët. Ndër të tjera, numri një i PD-së shtoi se më pas do shkohet tek qytetarët dhe do kërkohet vota e tij. 

"Lista e votuesve, anëtarëve 135 mijë anëtarë. Të paktën 60 mijë janë Shqipërie sot, ka edhe lista të tjerë. Lista e zgjedhësve ka këtë kuptim. Seksionet duhet që të kenë listat e simpatizanëtëve. Çdo votues i PD dihet. Këta janë simpatizantë. Caktojnë veten këta. Seksioni i njeh sepse punojnë bashkë në fushatë. Seksionet do marrin listën e zgjedhësve dhe do thonë a ke dëshirë që të votosh. Do shkojë PD tek votuesit dhe jo e kundërta. Seksioni do i ftojë, pastaj sipas dëshirës. Në një mënyrë kjo është ekspozim dhe deklarim vote. Kjo është praktikë vote,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll