Politike

Berisha: Nëse ndonjëherë në jetë kam pasur epërsi morale, ajo është vetëm sot

Sali Berisha tha se ende nuk ka asnjë provë ndaj tij gjë që i ka siguruar, sipas tij, një epërsi morale. 

27 Tetor 2022, 21:18 Nga k.m.
Berisha: Nëse ndonjëherë në jetë kam pasur epërsi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për pozitën e tij kundër shpalljes "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në emisionin "Open", Berisha tha se ende nuk ka asnjë provë ndaj tij gjë që i ka siguruar, sipas tij, një epërsi morale. 

"Nëse ndonjëherë në jetë kam pasur epërsi morale e kam vetëm sot. Se po më bën të lë mënjanë modestinë. U akuzova nga diplomati nr.1 i botës. Dola të nesërmen dhe thashë që e gjitha është lobim i Soros. Sot pas 20 muajsh ka zero fakte, zero fakte, jo vetëm te unë por edhe në Kongresin e SHBA ku DASH me ligj është idetyruar të dorëzojë dhe e di pse sepse ato janë të gjithë shpifje të mediave të Sorosit dhe raportve të Edi Ramës dhe kanë turp ti nxjerrin sepse e dinë që janë shpifje sepse kanë bërë çdo verfikim dhe ty të kujtohet në këtë studio Escobar i ka deklaruar Sokol Ballës që ne do të sjellim dokumenta dhe çfarë thashë unë? Të sjellin çdo gjë se ne kemi dokumenta kurse dje shkëlqesia e tij u bëri thirrje istitucioneve shqiptare të hetojnë për ccfarë të hetojnë. Unë e mirëpres thirrjen e tij por i bëj thirrje kongresit të SHBA, ndjehem moralisht më i fuqishëm se kurrë. Dje u thoshte institucioneve shqiptare dhe u bëj thirrje institucioneve shqiptare të hetoni unë javën që vjen dorëzoj në parlament heqjen e parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat”, tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll