Politike

CLRA: Zgjedhjet e 6 marsit, të vetmet në 30 vite që s’janë kontestuar nga asnjëra palë!

Në diskutimin e sotëm, Kongresi shprehu kënaqësinë për zgjedhjet e rregullta dhe të administruara mirë dhe me fushatën në të cilën rregullat përkatëse u respektuan përgjithësisht nga të gjitha palët e interesuara. 

27 Tetor 2022, 19:15 Nga k.m.

 

CLRA: Zgjedhjet e 6 marsit, të vetmet në 30 vite që
Foto ilustruese

 

BRUKSEL- Në seancën e tij të 43-të plenare, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës diskutoi sot një raport informues mbi zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri të mbajtura më 6 mars 2022. Në diskutimin e sotëm, Kongresi shprehu kënaqësinë për zgjedhjet e rregullta dhe të administruara mirë dhe me fushatën në të cilën rregullat përkatëse u respektuan përgjithësisht nga të gjitha palët e interesuara. 

“Delegacioni i Kongresit mirëpriti fuqishëm faktin që rezultatet e zgjedhjeve u pranuan nga të gjithë garuesit dhe nuk u kontestuan, për herë të parë në 30 vjet në Shqipëri”, theksoi raportuesi Stewart Dickson (Mbretëria e Bashkuar, ILDG).

CLRA: Zgjedhjet e 6 marsit, të vetmet në 30 vite që
Stewart Dickson

Megjithatë, raporti i Kongresit identifikoi gjithashtu disa fusha ku ka ende hapësirë ​​për përmirësim, veçanërisht në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të mëparshme nga Komisioni i Venecias të cilat mbeten për t'u adresuar, duke përfshirë masat për depolitizimin e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët dhe përgjegjësinë penale ende ekzistuese për shpifje. Po ashtu,  iu kërkua autoriteteve shqiptare të trajtojnë rekomandimet he të rrisin përpjekjet për të promovuar pjesëmarrjen e grave kandidate në zgjedhjet për kryetare bashkie. Gjithshtu sugjeroi dhe  masa për të siguruar kushte të lira për raportimin e mediave dhe masa mbrojtëse për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve administrative, për të ofruar kushte të barabarta për të gjithë garuesit.  

Dickson arriti në përfundimin se ai shpreson se “ndryshimi pozitiv i arritur gjatë këtyre zgjedhjeve të pjesshme do të vazhdojë në vitin 2023, ku kërkoi marrjen pjesë të të gjitha partive në zgjedhje dhe pranimin e rezultatit nga të gjithë garuesit./coe.int

Sondazh

Poll