Politike

Tani radhën e ka...Rama! "HomeLand Justice" i nxjerr 137 fluturime me "CHARTER - 0000", kryeministri: Ç'neveri!

Në grupin e krijuar në rrjetin social "Telegram", përpos të dhënave që janë nxjerrë, ka edhe një mesazh për kreun e qeverisë.

27 Tetor 2022, 17:41 Nga k.m.
Tani radhën e ka...Rama! "HomeLand Justice" i nxjerr 137
Edi Rama

TIRANË- "HomeLand Justice" nuk harron dhe sot ka nxjerrë sërish të dhëna, por kësaj here janë të kryeministrit Edi Rama.

Në grupin e krijuar në rrjetin social "Telegram", përpos të dhënave që janë nxjerrë, ka edhe një mesazh për kreun e qeverisë: Zoti kryeministër, a u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës? A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?

Tani radhën e ka...Rama! "HomeLand Justice" i nxjerr 137

Mesazhi është bashkëngjitur me një dokument që mban të gjitha të thënat e Ramës duke nisur nga mjetet e identifikimit deri tek numri personal i telefonit dhe të dhëna të tjera.

Tani radhën e ka...Rama! "HomeLand Justice" i nxjerr 137

Po ashtu, janë marrë të gjitha të dhënat nga sistemi TIMs ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Tani mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" me kategorinë -DIPLOMATIKE, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Gjithsej, numërohet jo pak, por 137 fluturime me charter. 

Dalja e parë e Ramës që është shënuar 1 gusht 2005, kur Rama është larguar për në Vienë, por si një qytetar i "ZAKONSHËM". Ndryshe nga tani që duket se lëviz vetëm me avion, më herët qarkullonte dhe me makinën e tij që tashmë e përdor mesa duket vetëm për lëvizje brenda për brenda Shqipërisë.

Tani radhën e ka...Rama! "HomeLand Justice" i nxjerr 137

Tani radhën e ka...Rama! "HomeLand Justice" i nxjerr 137

Pas publikimit të dokumenteve, opozita ka kërkuar protestë për shpenzimet e kryesocialistit, duke i cilësuar si krim publik, ndërsa kryeministri Edi Rama me një postim në Tëitter e ka kthyer pllakën duke përmendur edhe njëherë çështjen e "non gratave" dhe lobimit rus, e po ashtu shtoi se të gjitha udhëtimet e tij që i bën për punë, i ka të reflektuara në buxhetin e shtetit. 

edi rama irani sulmon shqiperine homeland justice fluturimet e rames me charter

Sondazh

Poll