Politike

Rama me Von der Leyen në Durrës: S'kam qenë ndponjëhere në bregdetet e Shqipërisë, dua t'i vizitojë

27 Tetor 2022, 18:28 Nga DOSJA
Rama me Von der Leyen në Durrës: S'kam qenë ndponjëhere
Edi Rama, Ursula von der Leyen dhe Belinda Balluku

DURRËS- Për konferencës për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka inspektuar punimet në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. E shoqëruar nga Rama si dhe nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Von der Leyen gjithashtu shprehu dëshirën për të parë bregdetet shqiptare. 

Balluku gjatë fjalës së saj për hekurudhën, tha se do të të bëhen 5 kilometra të reja për ta lidhur hekurudhën dhe me Rinasin.

Pjesë nga biseda:

Balluku: Projekti është i intreguar. Do të lidhë Tiranën dhe Durrës. Ne do të bëjmë 5 kilometra të reja për në Rinas

Ursula von der Leyen: Deri në Durrës po kalon nëpër një peizazh përrallor.

Balluku: Po e vërtetë. Në Durrës kemi projekte të shumta përfshirë edhe si një vend turistik. Kështu që po punojmë me një studio arkitekturore për industrinë e qyteti. Hekurudha do të jetë e rëndësishme. Pas viteve 90’, si shprehje e lirisë, hekurudha u harrua.

Ursula von der Leyen: Ja ku jemi para projektit.

Rama: Këtu është Durrësi, rruga e re për në Rinas dhe më pas rruga që vjen në Tiranë.

Balluku: Do të jetë 39 kilometra. Do të kemi 10 stacione të reja. Vlera është 70 milion euro, 50% grant dhe pjesa tjetër kredi e butë. Deri tani kemi 30% të volumit të punës. Shpejtësia do të jetë 120 km/h. Besojmë se do ta mbyllim në vitin 2024.

Ursula von der Leyen: Pastaj uluni në tren dhe shkoni për në Durrës.

Ursula von der Leyen: Fantastike. Nuk kam qenë kurrë në bregdetin tuaj. Dhe nuk kam mundur kurrë për shkak të agjendës. Nëse nuk ndodh, edhe kur të inagurojmë hekurudhën e re. Do e bëjmë me patjetër.

Sondazh

Poll