Politike

Zyrtarizoi kandidaturën për primaret, Këlliçi: Me Metën kam marrëdhënie të shkëlqyer. Votën s'ma merr njëri, kam dhënë prova

Belind Këlliçi tha se vendimin për t’i hyrë garës brenda “llojit” e mori pas konsultimeve me bazën dhe zonën e tij elektorale.

27 Tetor 2022, 19:43 Nga k.m.
Zyrtarizoi kandidaturën për primaret, Këlliçi: Me
Belind Këlliçi

TIRANË- Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që ka njoftuar se do të hyjë në procesin e primareve dhe është gati të lërë mandatin për të garuar përballë Erion Veliaj, për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. I ftuar në “Radari Informativ” me Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat tha se vendimin për t’i hyrë garës brenda “llojit” e mori pas konsultimeve me bazën dhe zonën e tij elektorale.

“Kandidati më i dobët dhe më i lehtë për ta mundur. Uroj të jetë ai kandidati i PS-së në zgjedhje. Më intereson që Tirana të çlirohet nga uzurpimi. Veliaj është kandidatura më lehtë për ta mundur në këto zgjedhje. Unë s’kam hyrë me para, të jetë për to nuk e mundim dot Erion Veliajn. Ne do t’i vënë përballë alternativë për kryeqytetin. Nëse do të jem kandidat përballë, unë do derdh djersë e mund për çdo votë. Nuk ma vjedh dot kollaj votën mua. Kam garuar në një nga zonat që është bastion i së majtës për vite, dhe kam marrë rezultatin më të mirë në 30 vite,”-tha Këlliçi. 

Ndërsa i pyetur për marrëdhënien e tij me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe nëse ai ka ndikuar tek kryedemokrati Sali Berisha për të, Këlliçi saktësoi se mes të dyve prevalon gjithmonë marrëdhënia me numrin një të selisë blu.

"Kam pasur diskutime me Ilir Metën? Kam një marrëdhënie të shkëlqyer, por nuk prevalon mbi atë që kam unë për Berishën. Unë jam propozim i Belind Këlliçit. Jam propozim i bazës dhe demokratëve. Kandidatura ime në Primare është propozim i Belind Këlliçit. Fillimisht e kam diskutuar me zonën time elektorale, por edhe me familjen time,"-shtoi ai.

belind këlliçi

Sondazh

Poll