Politike

Ç'pritet nga samiti e 6 dhjetorit? Rama: Të vijnë njëherë të gjitha ata liderat e Europës këtu

Pas pyetjes, fjalën e mori Rama e tha që e vetmja gjë që priste ishte mbledhja bashkë në Shqipëri e të gjithë liderëve të Europës. Ndërsa Von der Leyen përmendi dhe temat, për të cilat do të diskutohet, si lufta në Ukrainë apo dhe kriza energjitike. 

27 Tetor 2022, 17:11 Nga k.m.
Ç'pritet nga samiti e 6 dhjetorit? Rama: Të vijnë
Ursula Von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË- Pas takimit, presidentja e Këshillit të Europës, Ursula Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama u pyetën në konferencën për shtyp lidhur me pritshmëritë që kishin për mbajtjen e samitit të Bashkimit Europina me Ballkanin Perëndimor. Pas pyetjes, fjalën e mori Rama e tha që e vetmja gjë që priste ishte mbledhja bashkë në Shqipëri e të gjithë liderëve të Europës. Ndërsa Von der Leyen përmendi dhe temat, për të cilat do të diskutohet, si lufta në Ukrainë apo dhe kriza energjitike. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Të përmendet samitin e 6 dhjetorit, cilat janë pritshmëritë?

Rama: Pritshmëria ime është që të vijnë njëherë të gjithë këtu dhe të zbresin në Tiranë. Të gjithë këta liderat e Europës, se të Ballkanit kanë ardhur. Do të diskutojmë për Ballkanin Perëndimor, të shohim ç'mund të bëhet vitin e ardhshëm deri në samitin tjetër. Është krijuar një sinergji pozitive, e pavarësisht se nuk kemi në BE, atë E na e kanë kuptuar mirë. Këta kanë edhe një B përbara, por E jemi të dy. Fatet në gjërat e mëdha i kemi të përbashkëta, në këtë aspekt kemi bërë avancime historike në raportin mes Shqipërisë dhe BE. Historike!

UVDL: Do të diskutojmë situatën gjeopolitike, në qendër do të jetë lufta Rusi-Ukrainë. Do të qëndrojmë në krah të Ukrainës. Do të kemi dhe tema të tjera si psh. infrastruktura. Po iu dëgjoja me kujdes zoti kryeministër. KE e ka bërë të mundur që edhe shtetet anëtare të merren me fitimet e këtyre kompanive. Kemi marrë një pjesë të fitimeve për mbështetje. Është pasqyrë e asaj që është bërë. Një gjë që prej të diskutoj është mikpritja e Shqipërisë. Jam e sigurtë që do të jetë e mrekullueshme.

ursula von der leyen ne tirane edi rama

Sondazh

Poll