Politike

S'rri dot! Rama kunja me gazetarët: E keni kaluar rrezikun ndaj e keni humbur dashurinë për Shqipërinë

Në fund të fjalës së tij, teksa po flinin për Samitin që do të mbahet në Shqipëri më 6 dhjetor, Rama tha se do të vinin edhe gazetarë të huaj por me një mendim të keq.

27 Tetor 2022, 17:15 Nga k.m.
S'rri dot! Rama kunja me gazetarët: E keni kaluar rrezikun ndaj e keni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar pa shkëmbyer kunja me gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp para presidentes së Këshillit Europian, Ursula von der Leyen. Në fund të fjalës së tij, teksa po flinin për Samitin që do të mbahet në Shqipëri më 6 dhjetor, Rama tha se do të vinin edhe gazetarë të huaj por me një mendim të keq. Që Shqipëria është një vend i rrezikshëm. 

"Bashkë me të gjithë delegacionet do të vijnë edhe shumë gazetarë që i përkasin kategorisë që merren me politikë. Kanë menduar se Shqipëria është vend i rrezikshëm. Do të vijnë dhe do ikim me të njëjtën mendje që ikin të gjithë se Shqipëria ka vetëm një rrezik. Të bën të dashurohesh me të. Po ju e keni kaluar rrezikun ndaj e keni humbur dashurinë për të,"-tha Rama.

edi rama ursula von der leyen ne tirane ursula von der leyen

Sondazh

Poll