Politike

Kriza energjitike, Von der Leyen: Rusia nuk furnizon më gaz. Rama: Familjet paguajnë të njëjtin çmim si më parë

I pyetur nga gazetarët se a do tërhiqet rritja e cmimit të energjisë me 42 lekë, mbi fashën 800 kë/h pas kontributit nga BE, Rama u përgjigj se vendosja e fashës ka një tavan të cmimeve për të cilat sipas tij familjeve mund t’u përmbushen nevojat bazike.

27 Tetor 2022, 16:42 Nga a.l
Kriza energjitike, Von der Leyen: Rusia nuk furnizon më gaz. Rama: Familjet
Von der leyen

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në konferencën për mediat me kryeministrin Rama, foli edhe për krizën energjitike. Ajo tha se Rusia nuk po furnizon më me gaz dhe kjo gjë ka shkaktuar krizën e krijuar.

Përgjigja ndaj krizës energjike që është shtysa kryesore për inflacionin por edhe për rritjen e cmimeve në produket dhe të gjitha efekteve të tjera që ju i shpjeguat, përgjigja duhet të jetë shumë më e gjerë sesa thjeshtë një mbështetje buxhetore. Gjatë 8 muajve të parë që prej fillimit të kësaj luftë të tmerrshme Rusia ka hequr qëllimisht 2/3 të furnizimit të saj me gaz që është 100 miliardë metër kub gaz dhe kjo ka sjellë efektin përkatës jo vetëm te gazi që është rritur tashmë në tregun glodal ndërkombëtar”, tha Von der Leyen.

I pyetur nga gazetarët se a do tërhiqet rritja e çmimit të energjisë me 42 lekë, mbi fashën 800 kW/h pas kontributit nga BE, Rama u përgjigj se vendosja e fashës ka një tavan të cmimeve për të cilat sipas tij familjeve mund t’u përmbushen nevojat bazike.

Është vendosja e një tavani nën të cilin cdo familje mund të kruyejë të gjithë nevojat bazike, pa pasur nevojë për më shumë. Dhe në mbi 1 milionë konsumator abonentë familjarë janë maksimumi 60 mijë familje që konstatohen se dalin mbi këtë tavan në kulimn e kohës për ngrohje80 milionë euro nuk janë pak janë një shifër e konsiderueshme ndërkohë që për tiu përgjigjur pyetjes sa pjesë e të tërë nevojës janë që ne të vazhdojmë të mbrojmë cmimin e familjeve dhe të konsumetarove janë 1/6. Nëse i referohemi këtij vtiti na është dashur në total 460 milionë euro një shumë e kombinuar midis buxhetit të shtetit dhe operatorit të prodhimit të enerjgisë. Shumë marramendëse që ka ndryshuar inflacionin. Inflacioni nuk është anjsherë i ulët në kohë lufte sepse e ka sjellë lufta as qeveria as BE. Kemi një mburojë financiare për cmimine e energjisë. Nëse do të kishim relativizuar këtë mburojë qoftë dhe pak ta kishim prekur cmimin e energjisë dhe ta ksihim afruar te bizznesi i vogël do kisht e ndikuar të të gjithat familjet. Nuk ka një energji elektrike të ndryshuar, përkundrazi ka të njejtin cmim që paguante përpara krizës së cmimit të energjisë”, tha Rama. / Dosja.al 

 

edi rama von der leyen

Sondazh

Poll