Aktualitet

Shkeljet për aksin Kardhiq-Delvinë, SPAK akuza 10 personave (EMRAT)

Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Godgo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti,  Admir Pahumi.

27 Tetor 2022, 12:43 Nga A.B
Shkeljet për aksin Kardhiq-Delvinë, SPAK akuza 10 personave (EMRAT)
Rruga

TIRANË- Dhjetë persona janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale shpërdorim detyre shkeljes së barazisë në tendera. Hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë. Fillimisht ishte Këshilli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet.

Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Godgo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

Qato u paraqit ditën e djeshme në SPAK, aty ku u njoh me akuzën që është ngritur ndaj saj.

rruga kardhiq-delvinë

Sondazh

Poll