Aktualitet

VIDEO- Sekuestrohen kokainë dhe heroinë në Durrës, arrestohet Saimir Zotkaj

Në vijim të operacionit "October", u ushtrua kontroll edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 92 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

27 Tetor 2022, 11:50 Nga A.B
VIDEO- Sekuestrohen kokainë dhe heroinë në Durrës,
Lenda narkotike e sekuestruar

DURRËS- Saimir Zotkaj është arrestuar në kuadër të operacionit "Octobre". Ai do të hetohet për veprën penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike".

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje në lokalet e qytetit. Në vijim të operacionit "October", u ushtrua kontroll edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 92 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Sekuestrohen sasi drogash të forta, heroinë e kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash e përfituar nga tregtimi i tyre. Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, operacioni policor i koduar “October". Evidentohet dhe goditet një rast i veprimtarive kriminale të prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Vihet në pranga 32-vjeçari, i cili mbante doza heroine dhe kokaine, në automjet dhe sasi të tjera të këtyre lëndëve narkotike, në banesë.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar "October", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -S. Z., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje në lokalet e qytetit. Në vijim të operacionit "October", u ushtrua kontroll edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 92 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kush është Saimir Zotkaj?

Emri i tij ka dalë pas dëshmive të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Personi që donte të hiqte qafe Flamur Bejko është Sajmir Zotkaj. Gjithçka ka nisur në burg ku polici u kalonte drogë kundrejt pagesë vëllezërve, por më pas janë konfliktuar për pagesën.

Sajmir Zotkaj, 37 vjeç, është arrestuar për trafik droge në vitin 2014. Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Durrësit, Zotkaj u kap në vitin 2017 duke shpërndarë drogë në burg, në bashkëpunim me persona të tjerë. 5 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni të koduar “psikologu” që çoi në goditjen e një rrjeti kriminal që fuste drogë në burgun e Durrësit. Psikologu i burgut, Arjan Belishova i’a dorëzonte lëndën narkotike Saimir Zotkaj, i cili më pas e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e burgut.

saimir zotkaj sekuestrim ne durres durres

Sondazh

Poll