Politike

“Xhaçka do të humbasë mandatin”/ Berisha: Blinken sot ka pasur në tavolinë dosje dhe afera korruptive

Kryedemokrati Berisha i bëri thirrje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken se gjatë takimit të mbajtur sot në Uashington me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Jashtme, kishte dosje dhe afera korruptive.

26 Tetor 2022, 23:15 Nga k.m.
“Xhaçka do të humbasë mandatin”/ Berisha: Blinken
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të mërkurë se ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka do të humbasë së shpejti mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Gjatë një interviste të dhënë për A2CNN, kryedemokrati Berisha i bëri thirrje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken se gjatë takimit të mbajtur sot në Uashington me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Jashtme, kishte dosje dhe afera korruptive.

“Më lejo pak të them disa gjëra të rëndësishme. Sot në Washington ishte një delegacion i gjerë me në krye Olta Xhaçkën dhe në një pjesë të diskutimeve mori pjesë vetë Antony Blinken. I them zotit Eskobar dhe zotit Blinken se së bashku në atë tavolinë kanë qenë dosje dhe afera korruptive, ashtu siç kanë qenë gjatë vizitës së Saimir Tahirit në Shtëpinë e Bardhë. Olta Xhaçka shumë shpejt do të humbasë mandatin dhe do të përballet me drejtësinë pasi ka marrë në emër të burrit statusin e partnerit strategjik në kundërshtim me Kushtetutën. Aq sa ishin të vetëdijshëm për Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë. Kur në dhjetor ftoi Lulzim Bashën dhe deklaroi se ne mund të punojmë shumë mirë me të, Sali Berisha i tha se loja me kukulla nuk pëlqehet nga shqiptarët. I thashë se bashkë me Bashën në zyrë do të kesh dosjen Muzin dhe Yaris. Koha i provoi profetike këto fjalë. Unë nuk jam profet. Kjo është përgjigjia ime,”- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll