Sport

Legjenda e portës Schmeichel, skeptik për PSG dhe MNM : "Në futbollin modern sulmohet me 11 dhe mbrohet po me 11"...

Sipas tij te PSG kjo mungon dhe mund të jetë një problem kur parizienët përballet me skuadra më të mëdhaja dhe të kompletuara

27 Tetor 2022, 11:39 Nga DOSJA

Legjenda e portës Schmeichel, skeptik për PSG dhe MNM : "Në

FRANCE - Paris Saint-Germain ka mposhtur Maccabi Haifa të martën, në ndeshjen e Champions League, të zhvilluar në Paris. Një 7-2 e bujshme pa mëdyshje, që tregoi të gjithë potencialin e sulmit të parizienëve, por që hap një debat për forcën mbrojtëse të skuadrës së Galtier. 

Legjenda e portës daneze, Peter Schmeichel, është mjaft skeptik për mënyrë e lojës së kampionëve të Parisit: "Kur jeni në stadium, a e keni vënë re se sulmuesit luajnë pak rol në fazën e mbrojtjes.

Të gjitha skuadrat e tjera, Bayern Munich, Manchester City, Real Madrid, kanë 11 sulmues dhe 11 mbrojtës. Mendoj, se për të luajtur një futboll modern duhet pikërisht kjo. Te PSG kjo mungon dhe mund të jetë një problem kur parizienët përballet me një nga këto skuadra. Një problem mjaft i madh për të shkaktuar edhe një eliminim."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll